Ky vend suspendon ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës, Qatar 2022

18:58 | 06 Mars 2021

CONMEBOL suspendon ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës, Qatar 2022

CONMEBOL ka suspenduar ndeshjet që ishin të parapara të zhvilloheshin në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Botëror.

Konfederata e Futbollit e Amerikës së Jugut “CONMEBOL” ka vendosur të pezullojë të gjitha ndeshjet të këtij muaji të kualifikimeve të Kupës së Botës të Katarit, 2022 pas shqetësimeve në lidhje me kufizimet që shtetet amerikano-jugore kanë shkaku i pandemisë së COVID-19, transmeton lajmi.net.

10 Kombëtare të Amerikës së Jugut ishin paraparë të luanin dy ndeshje në 25/26 dhe 30 mars por “CONMEBOL” deklaroi shtrëngimin e rregullave dhe kufuzimeve që do të thotë se shumë nga lojtarët me bazë në Evropë nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë në vendet e tyre.

Komento: