Ministri i Arsimit, Shkencës dhe teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka njoftuar se sot ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ të hartuar nga kjo ministri dhe që ka për qëllim të përcaktojë detyrat, përgjegjësitë, kriteret dhe procedurat e zgjedhjes së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të institucionit publik edukativo-arsimor dhe aftësues parauniversitar në Republikën e Kosovës.
Përmes një posimit në faqën e tij zyrtare në Facebook, ministri Bytyqi ka shkruar se bazuar edhe në Udhëzim, do të jenë prindërit dhe kolektivi i shkollës ata të cilët do të kenë rol kyç dhe vendimtar në ketë proces kaq të rëndësishëm, përcjell ORAinfo.
Sipas tij, përmes këtij Udhëzimi Administrativ, që është në përputhje të plotë me dispozitat ligjore, synohet të jetësohet zotimi ynë që prej kur jemi në krye të këtij dikasteri, depolitizimi i sistemit arsimor. /ORAinfo/
Me poshte e gjeni të plotë postimin e ministrit Bytyqi:
Sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ të hartuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe që ka për qëllim të përcaktojë detyrat, përgjegjësitë, kriteret dhe procedurat e zgjedhjes së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të institucionit publik edukativo-arsimor dhe aftësues parauniversitar në Republikën e Kosovës.
Për të mirën e fëmijëve më shumë se prindërit nuk përkushtohet askush, dhe për këtë, bazuar edhe në Udhëzim, do të jenë prindërit dhe kolektivi i shkollës ata të cilët do të kenë rol kyç dhe vendimtar në ketë proces kaq të rëndësishëm.
Përmes këtij Udhëzimi Administrativ, që është në përputhje të plotë me dispozitat ligjore, synohet të jetësohet zotimi ynë që prej kur jemi në krye të këtij dikasteri, depolitizimi i sistemit arsimor.