Ky veprim i Drenusha Latifit mori vëmendjen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

10:36 | 01 Prill 2026

Këngëtarja dhe ish-missi shqiptar, Drenusha Latifi, është një tjetër figurë publike që po e ndjek nga afër ndeshjen historike në stadiumin Fadil Vokrri, ku po përballen Kosova dhe Turqia.

Artistja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga tribunat, ku shfaqet mjaft tërheqëse e veshur me fanellën e Kosovës, duke treguar hapur mbështetjen për përfaqësuesen.

“Kosova”, ka shkruar ajo në përshkrimin e këtyre imazheve, duke shoqëruar postimin me entuziazëm për ekipin kombëtar.

Drenusha Latifi është vetëm një nga personazhet e shumta VIP që po e ndjejnë nga afër këtë ndeshje historike, e cila në rast fitoreje mund ta kualifikojë Kosovën për herë të parë në Kampionatin Botëror.

Komento: