Ky veprim i Tunës rrit dyshimet se ajo është ndarë nga Patrisi

10:03 | 23 Janar 2020

Altuna Sejdiu është këngëtarja shqiptare nga Maqedonia e që për publikun njihet me emrin artistik, Tuna.

Ajo është një këngëtare që për vite i kontibuoi muzikës shqiptare vetëm me këngë që u bënë hite të padiskutueshme, shkruan ORAinfo.

Tuna vazhdon të komentohet shumë, e sidomos pas veprimit për ta hequr mbiemrin e burrit nga Instagrami.

E kjo u pa si një krizë mes Tunës dhe Patrisit.

Dyshimet rriten kur e shohim se Tuna ka shkuar vetëm me djalin në pushime.

Ajo ka zgjedhur plazhet e Republikës Demonikane për t’i kaluar disa ditë pushimi me djalin e saj Tianin.

Këngëtarja nga atje me ndjekësit i ka ndarë disa imazhe dhe shihet se po kalon mjaft mirë.

Duket se fjalët për ndarjen e saj nga Patrisi nuk po i bëjnë aspak përshtypje këngëtares në fjalë./ORAinfo/

Komento: