Ky yll i Barçës pritet ta “dridh botën”, ka klauzolën 100 milionësh

21:34 | 21 Qershor 2019

Ndoshta nuk do ta besoni, por është e vërtetë.

Ekipi i dytë i Barcelonës ka vënë një klauzolë lirimi prej 100 milionë euro për blerjen e tyre të re, Mike van Beijnen.

Van der Beijnen, 20 vjeç, që ka luajtur për NAC Breda, PSV Eindhoven dhe Willem II, ka nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare me Barcelonën B.

Një fakt interesant është se ai ka luajtur së bashku me blerjen tjetër të re të katalanasve, Frenkie de Jong në ekipet e të rinjve, Willem II. Barcelona B luan në Segunda Division B, në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll.

Komento: