Kylian Mbappe po e feston titullin nga shtëpia.
Me Ligën e Francës që përfundoi para kohe për shkak të koronavirusit, PSG është emëruar zyrtarisht kampion për sezonin 2019/20.
Edhe pse jo në mënyrën se si do të dëshironte, Kylian Mbappe vendosi ta festojë këtë triumf me një reagim në ‘Twitter’.
21 vjeçari i talentuar tani e ka fituar katër vite me radhë titullin në Francë, njëherë me Moancon dhe tre herë me Parisin.
Ai vazhdimisht lidhet me një largim të mundshëm nga PSG, Liverpooli dhe Real Madridi shihen si destinacioni i mundshëm i futbollistit më premtues në botë në ditët e sotme.