Kylian Mbappe kërkon falje për penalltinë e humbur

14:13 | 29 Qershor 2021

Mbappe kërkon falje për penalltinë e humbur

Sulmuesi Kylian Mbappe ishte figura tragjike në eliminimin e Francës nga Zvicra në 1/8 e finales të “Euro 2020”.

Ylli francez dështoi nga penalltia, duke bërë që francezët të eliminohen pas gjuajtjes së penalltive. Sulmuesi francez ka kërkuar falje për penalltinë e humbur.

“Më vjen keq për penalltinë. Doja të ndihmoja skuadrën, por e humba. Për t’u qetësuar do të jetë e vështirë, por fatkeqësisht ky është sporti. Tifozët do të jenë zhgënjyes, por edhe do t’i falënderoja për mbështetjen dhe që gjithmonë kanë besuar te ne”, deklaroi Mbappe.

Komento: