Kylian Mbappe me mesazh epik pas finales

11:42 | 19 December 2022

Sulmuesi i Francës, Kylian Mbappe, bëri reagimin e parë pas ndeshjes finale me Argjentinën.

Ai shkroi shkurtimisht në Twitter “Ne do të rikthehemi”, derisa publikoi fotografi me “Këpucën e Artë”.

Argjentina fitoi në penallti ndaj Francës të dielën mbrëma në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Në Buenos Aires ende s’ka përfunduar festa. Ylli i ndeshjes, Lionel Messi, u shpreh se ende s’po arrin ta besojë se ka fituar titullin më të rëndësishëm në botë.

Komento: