Mbappe shkruan historinë, bëhet golashënuesi më i mirë në histori të PSG-së.
Kylian Mbappe ka bërë historinë me Paris Saint-Germainin, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te ky klub.
Sulmuesi francez shënoi sonte në fitoren 4:2 të parisienëve ndaj Nantes.
Me këtë të gol të shënuar, Mbappe arriti në shifrën e 201 golave me fanellën e PSG-së, duke u bërë kështu futbollisti me më së shumti gola te klubi nga kryeqyteti i Francës.
24-vjeçari theu rekordin e Edinson Cavanit, i cili kishte shënuar 200 gola gjatë kohës së tij në “Parc des Princes”.
Këtë sezon, reprezentuesi francez numëron 18 gola në Ligue 1, pesë në Kupën e Francës dhe shtatë në Ligën e Kampionëve.