La Arsenalin për Man Unitedin, Van Persie befason me deklaratën e fundit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

La Arsenalin për Man Unitedin, Van Persie befason me deklaratën e fundit

13:59 | 23 Maj 2019

Duket se Van Persie nuk është penduar që e ka lënë Arsenalin për Manchester Unitedin.

Robin Van Persie ka thënë se i vjen keq nëse transferimi i tij në Manchester Unitedi i zemëroi tifozët e Arsenalit, por pretendon se ai nuk është penduar që vendosi ta shkëmbejë “Emirates” me “Old Trafford”.

Pas tetë vjetëve në klubin londinez, sulmuesi holandez e mori vendimin kontrovers për t’u transferuar te rivali i Premierligës, Manchester Unitedi, gjatë verës së vitit 2012, transmeton Gazeta Express.

Ai kishte qenë njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e “Topçinjve”, me të cilët i kishte shënuar 132 gola në 278 paraqitje.

Van Persie kishte vetëm një trofe të FA Cup në kabinetin e tij, përkundër paraqitjeve të tij tejet mbresëlënëse. Për shkak se dëshironte më shumë tituj, ai vendosi të transferohej në Manchester United.

Holandezi arriti ta fitojë titullin e Premierligës qysh në sezoni debutues me “Djajtë e kuq” dhe insiston se nuk do të kishte ndryshuar asgjë edhe nëse do të ishte kthyer prapa në kohë.

“Unë isha kapiteni, golashënuesi më i mirë, dhe ne përfunduam të tretit atë vit. Por, nganjëherë ti ndien se ke nevojë për një sfidë të re, një aventurë të re. Nëse i kam lënduar njerëzit, më vjen keq”, ka thënë Van Persie.

“Por, ku jam unë. Unë e mora atë vendim dhe i qëndroj prapa edhe tani. Nuk ka rëndësi që unë shikohem në një aspekt më negativ nga Arsenali. Nuk mund ta them asnjë fjalë të keqe për Arsenalin”.

“Arsenali është një klub i bukur futbolli, kalova një periudhë fantastike atje. Shkova si djalosh i vogël dhe u largova si i rritur, si një lojtar i matur. Nuk kam mendim të keq për askënd në Arsenal. Jam falënderuar për ta, për mundësitë që mi kanë dhënë”.

“Në momentet vendimtare, ti duhet të marrësh vendime të vështira dhe ishte një vendim shumë i vështirë. Por, duhet t’u qëndrosh prapa vendimeve të tilla dhe unë e bëra pikërisht këtë gjë”.

“E di që nëse merr vendime të tilla, nuk do t’i kënaqësh të gjithë. Unë kam mësuar të jem vetvetja. Unë do të marr vendime për jetën time dhe do t’i pranoj ato”.

Komento: