La Liga ende nuk i ka dhënë dritën e gjelbër Barcelonës për rikthimin e Messit

21:02 | 01 Maj 2023

Barcelona po vazhdon të këtë vështirësi në transferimin pa para të Messit për sezonin e ri

Rikthimi i Messit në Barcelonë vazhdon të jetë kryefjala e mediave sportive pa filluar ende kampionati, e që duket se Blaugrana ka vështirësi që ta realizojë këtë.

Lionel Messi, i cili në fund të këtij sezoni do të mbetet pa kontratë – pasi që kontrata me PSG do të skadojë në fund të qershorit – mund të shikojë për ndonjë skuadër të re.

Sigurisht, rikthimi i tij në skuadrën ku pati vitet më të mira të tij si lojtar, është primar, por për momentet kjo gjë është shumë e komplikuar.

Gazetari i njohur Fabrizio Romano ka shkruar sonte se ende nuk ka dritë të gjelbër nga La Liga që Barcelona ta rikthejë Messi.

“Ende nuk ka dritë të gjelbër nga La Liga për Barcelonën që ta rikthejë Leo Messi. Duket si një plan “shumë i komplikuar”, ashtu siç ka theksuar Tebas. 🔵🔴🇦🇷 #FCB”, ka shkruar gazetari.

“Këtu përfshihen reduktim i madh i pagave dhe po ashtu në regjistrimin e futbollistëve përfshirë Inigo Martinez & Gavi”, konkludon Romano.

Komento: