La Liga do të rinisë sezonin më 8 qershor.
Pasi filluan stërvitjet grupore, skuadrat e La Liga janë njoftuar se do të mund të kthehen në gara duke filluar nga data 8 qershor.
Dritën e gjelbër për rifillimin e futbollit spanjoll e ka dhënë kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.
Së fundmi, është publikuar edhe kalendari për xhiron e parë të La Liga pas rifillimit të sezonit. Barcelona dhe Real Madrid nuk do të kenë ndeshje të vështira.
Ndërsa, kryendeshja e kësaj xhiroje do të luhet në Bilbao, ku Athletic pret skuadrën e Atletico Madrid. Interesant pritet të jetë edhe derbi i Andaluzisë, mes Sevilla e Betis.
Më poshtë lajmi ua përcjell të gjitha ndeshjet që rinisin La Ligan.
Athletic Club – Atletico Madrid
Celta Vigo – Villarreal
Espanyol – Alaves
Granada – Getafe
Leganes – Valladolid
Mallorca – Barcelona
Real Madrid – Eibar
R. Sociedad – Osasuna
Sevilla – Betis
Valencia – Levante.