La Liga me komunikatë zyrtare, ja kur rikthehen klubet në stërvitje

18:46 | 04 May 2020

Klubet në La Liga rikthehen në stërvitje këtë javë

Ditë të mira po vijnë.

Ditë pas dite koronavirusi është duke u mposhtur edhe në Spanjë, një ndër vendet më të prekura në Evropë dhe me më së shumti raste pozitive dhe vdekje.

Sido që të jetë, futbolli, i anuluar që në javën e dytë të marsit, do të kthehet së shpejti, ndoshta në javën e parë të qershorit.

Derisa ekipet tashmë janë lejuar të stërviten, nga kjo javë ata më masat e nevojshme kundër virusit, mund t’i nisin përgatitjet për ta përfunduar sezonin.

Lajmi e ka bërë të ditur vet La Liga përmes një njoftimi.

“Klubet do të rikthehen të stërviten këtë javë. Objektivi është që të rinisin garat në qershor”, thuhet në komunikatën e La Ligës.

Për këtë foli edhe Presidenti i La Ligës, Javier Teba: “Shpresojmë të rinisim sezonin në qershor dhe të përfundojmë në verë”.

Komento: