Koronavirusi ka prekur edhe ligat më të mëdha evropiane.
9 ose 10 maji do të jetë dita kur ekipet spanjolle do të rikthehen në stërvitje.
Lajmi është bërë i ditur nga ‘El Chiringuito de Jugones’.
Sipas Josep Pedrerol, La Liga planifikon të rinisë me 6 e 7 qershor, çka do të thotë se ekipet kanë kohë pothuajse një muaj për t’u përgatitur për pjesën e mbetur të sezonit.
Si në Spanjë, ashtu edhe çdo vend tjetër në botë, gjithçka është ndalur, për shkak të pandemisë.
Mirëpo, rikthimi nuk duket tashmë i largët, edhe Italia dhe Anglia planifikojnë të rinisin sezonin në qershor.
Kurse Ligue 1 dhe Bundesliga, natyrisht se gjithashtu mund të rinisin në qershor, por deri më tani nuk ka data të sakta apo të paktën supozime nga mediat gjermane.