La Milanin, Gattuso gjen skuadrën e re

15:31 | 24 Qershor 2019

Genaro Gattusu mund të përfundojë në Premier League.

Newcastle United zgjidhi marrëveshjen me Rafael Benitez, duke mos rinovuar kontratën, që i skadon më 30 qershor të këtij viti.

Që nga ky moment mediet në Angli kanë filluar të analizojnë të gjithë emrat e mundshëm dhe favoritët për të marrë drejtimin e skuadrës së Premier League.

Ndër më të përfolurit për të marrë drejtimin e “Qymyrgjinjëve” është trajneri i shkarkuar nga Birmingham, Garry Mon, ndërsa pas tij është Eddie Howe. Por shumë i pëlqyer mbetet edhe Genaro Gattuso.

Gjithsesi emra të tjerë të rëndësishëm janë në listë: Jose Mourinho renditet ndër favoritët për t’u rikthyer në Premier League sërish, pas shkarkimit nga Manchester United, ndërsa pas tij vjen asistenti i Pep Guardiolas tek Manchester City, Mikel Arteta.

Ndër më favoritët është edhe ish-trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, që tani është i papunë dhe i papaguar.

Komento: