Reguilon tregon pse la Real Madridin për Tottenhamin.
Sergio Reguilon ka shpjeguar vendimin e tij për transferim.
Reguilon ndryshoi skuadër gjatë merkatos së kaluar, duke lënë Real Madridin për t’iu bashkuar skuadrës së Tottenham Hotspur.
Jose Mourinho duket të jetë një nga arsyet kryesore për vendimin e lojtarit, pasi ai vlerëson portugezin si një nga trajnerët më të mirë në botë.
“Ai është trajner i klasit botëror dhe ai ishte më i rëndësishmi në vendimin tim”, ka thënë Reguilon, transmeton lajmi.net.
“Ishte e vështirë të lija shtetin tim, familjen, por ka shkuar mirë deri më tani. Që kur erdha këtu, jam befasuar për të mirë. Po e shijoj”, ka shtuar tutje lojtari.
Mbrojtësi i krahut të majtë ishte një nga lojtarët më të kërkuar. Për të interesohej edhe Manchester United.
Tottenham pagoi 28 milionë funte për transferimin e Sergio Reguilon, gjatë merkatos së verës.