La shkollën në moshën 16-vjeçare, burri ia “sheh hajrin” pastrimit, ja sa para fiton në javë

22:25 | 23 February 2020

La shkollën në moshën 16-vjeçare.

Një burrë nga Britania e Madhe, që la shkollën në moshën 16-vjeçare, tashmë po fiton 3 mijë sterlina në javë (3,5 mijë euro) falë varësisë së pastrimit, pasi hapi një biznes.

Liam Maguire, 30-vjeçar, hapi kompaninë “Urban Valet” para tre muajsh. Profiti i kësaj kompanie është 3,5 mijë euro në javë, falë shërbimit që kryejnë (pastrimi, ngjyrosja dhe veshja e makinave), raporton The Mirror, transmeton lajmi..

Këtë vit, ai po punon në rregullimin e ngjyrosjen e disa makinave luksoze, përfshirë këtu edhe një McLaren 720S për një klient nga Mançesteri i Britanisë së Madhe.

“Larja e automjeteve të përditshme mund të shkaktojë gërvishtje dhe dëme. Unë jam djali që ju telefononi për të rregulluar ato”, tha Maguire.

Liam thotë se kjo është gjithçka që ai deshi në jetën e tij.

Komento: