Labi ikën nga masat e Kosovës, pasi i dështoi protesta

12:39 | 15 Nëntor 2020

Pasi i dështoi protesta, Labi ikën nga masat e Kosovës.

Këngëtari i njohur kosovar, Labinot Tahiri – Labi, ka udhëtuar për në Gjermani që t’u ikë masave të reja që ka marrë Qeveria e Kosovës për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19.

Përmes një video live në Facebook, Labi ka bërë të ditur që është në Gjermani tek disa të afërm të tij, ku edhe po qëndron këto ditë, shkruan Reporteri.

Me kitarë e në ambient të hapur Labi ka zgjedhur t’i argëtojë fansat e tij me disa këngë të kënduara live.

Ai përmes kësaj videoje ka kritikuar masat e Qeverisë, duke krahasuar Kosovën me shtetin e Gjermanisë, pasi që sipas tij atje nuk ka as maska e asnjë tjetër masë kufizuese.

“Sot në Gjermani, kush nuk me pengoi dhe kush nuk me tha vendos maskë se denohesh! As orē policore as denime e sidomos ne ambiente kur dihet se natyra largon cdo gje te keqe! Te ne jane dalë ma te menqun se këta që jane civilizim qe sa shekuj!
Nuk po ju lodhi me shumë vetem se me mundon fakti që na kanë poshtrua shumë!!

MOS HARRONI QEVERI E MINISTRI SE ME DHUNË NUK LUFTOHET SEMUNDJA OSE PANDEMIA.

Labi KOSOVË E SHQIPËRISË!”, ka shkruar Labi në Facebook.

Tahiri kishte paralajmëruar një protestë për të premten në orën 11:00, mirëpo që u anulua për shkak se nuk mori përkrahje nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës.

Komento: