Kryeministri Ramush Haradinaj, përveç takimeve me zyrtarë vendorë e të huaj, kohë pas kohe e rezervon një takim të veçantë për deputetin e AKR’së dhe këngëtarin e mirënjohur të tallavasë, Labinot Tahirin – Labi.
Është interesant se si deputeti Labi, është i përzgjedhuri i Haradinajt për të ‘diskutuar situatën politike në vend’, e kjo situata politike në vend, zakonisht po qëllon të jetë ‘situata kur opozita përmend rrëzimin e Haradinajt’.
Kështu, edhe sot Haradinaj ka takuar Labin. Megjithëse në mesazhet e tyre të pas-takimeve, fokusi vendoset tek nje temë që në planin e gjërë politik, mund të duket dhe tingëllojë e parëndësishme (shumë – shumë) siç është asfaltimi i një rruge të Ferizajt, në fshatin Tërn.
Mirëpo, duket se Haradinaj ‘e merr me të mirë Labin’ kur e sheh se ky është i shpesh i pavendosur dhe për të, është ‘mirë andej – mirë këndej’.
Labi para do ditësh, kishte kërcënuar opinionin se ‘në seacën e afërt do të bëj ndryshime vetëm që të ju tregojë se nuk ka lojë me hapat e jetës sime.
“Vota ime mbretëron dhe vlenë edhe për shumë ndryshime!”, kishte shkruar Labi.
A po frikësohet Haradinaj se ‘vota e vlefshme e Labit’ mund të jetë në favor të ndryshimit të Qeverisë?