Labi reagon për herë të parë pas daljes nga Big Brother VIP Kosova: Çfarëdo që ka ndodhur, mbyllet aty brenda

12:52 | 14 Shkurt 2026

Këngëtari i njohur shqiptar Labinot Rexha reagoi për herë të parë në rrjetet sociale pasi u eliminua të premten nga spektakli Big Brother VIP Kosova 4, pas një televotimi shumë të ngushtë nga publiku.

Artisti ishte në nominim me formatin “Po” dhe “Jo” për qëndrimin e tij në shtëpi, votim që erdhi si pasojë e sjelljeve të tij të komentuara gjatë qëndrimit në lojë.

Pas vendimit të publikut për largimin e tij, ai zgjodhi të ndajë një mesazh reflektues me ndjekësit në Instagram, duke publikuar një fotografi dhe një shkrim falënderues.

“Ky rrugëtim ishte plot emocione, momente të bukura dhe sfida. Si çdo eksperiencë e fortë, pati të mirat dhe të këqijat… por gjithçka mbetet aty, brenda asaj shtëpie. Çfarëdo që ka ndodhur, mbyllet aty brenda. Unë dal nga kjo eksperiencë me mësime, me forcë dhe me mirënjohje për gjithçka që përjetova. Faleminderit publikut për mbështetjen, dashurinë dhe besimin. Rrugëtimi im vazhdon jashtë, me energji të re dhe me synime edhe më të mëdha”, shkroi ai.

Mesazhi i tij u prit me reagime të shumta nga fansat, të cilët e përgëzuan për qëndrimin dhe e inkurajuan për projektet e ardhshme jashtë reality show-t. Eliminimi i Rexhës ishte një nga momentet më të diskutuar të spektaklit, duke marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe në publikun që ndjek formatin.

Komento: