Labi shpërthen në lot pas lajmit se Limi po largohet nga shtëpia

12:15 | 01 Shkurt 2026

Gjatë momentit kur Limi i dha lajmin banorëve se do të largohej, emocionet mbizotëruan në dhomë, dhe Labi nuk mundi të mbante lotët.

Ai u shpreh i trishtuar nga ndarja e papritur me mikun e tij dhe eci me sytë e mbushur me lot, duke treguar lidhjen e fortë që kishte krijuar me Limin gjatë qëndrimit në shtëpi.

Ky moment i ndjerë u bë menjëherë temë diskutimi mes banorëve të tjerë.

Largimi i Limit duket se ka lënë një boshllëk emocional te disa banorë, ndërsa ata përgatiten për dinamika të reja brenda Big Brother VIP Kosova.

Komento: