Labi tregon nëse e ka braktisur përfundimisht AKR-në

23:42 | 05 Shkurt 2019

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka folur për zhvillimet e fundit, konkretisht për kalimin e tij në grupin parlamentar të AAK-së.

Tahiri ka thënë se kalimi i tij në grupin parlamentar të partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj nuk nënkupton se ai ka ndërruar parti.

Ai ka thënë se ende është pjesë e partisë së Behgjet Pacollit, por se i është bashkuar AAK’së në Kuvend në mënyrë që të mund të marrë pjesë në komisionet parlamentare.

“Jo, s’kam kaluar (në AAK)”, ka deklaruar Tahiri në T7. “Kur të kaloj, e bëj publike”, është shprehur ai.

Pacolli e ka lënë të hapur mundësinë e qëndrimit të tij në AKR.

“Jam i paparashikueshëm”, është shprehur ai. “Por, nuk e dëmtoj shoqërinë asnjëherë”, ka thënë Tahiri.

Komento: