Labi vendos të largohet nga AAK, thotë se mund të krijojë parti të re

23:59 | 28 October 2019

Labinot Tahiri ka folur rreth rrugëtimit të tij në politikë.

Në emisionin “Dpt te Fidani”, ish-deputeti i AKR-së që në zgjedhjet e fundit garoi me AAK-në, ka folur për të ardhmen e tij politike.

Tahiri, i cili thotë se ka siguruar rreth 4 mijë vota, pret që të dalin rezultatet përfundimtare të Komisionit Qendror Zgjedhor e pastaj të vendosë për të ardhmen e tij politike.

“Nuk kam dhënë dorëheqje, por do të pres deri sa të dalin rezultatet e KQZ-së, do të vendos rrugëtimin tim”

Ish-deputeti, i pyetur nëse do të qëndrojë me AAK-në ka thënë se ‘90 për qind jo’.

Ai nuk e përjashton mundësinë e krijimit të një partie të tij, nëse nuk përshtatet me asnjë subjekt politik.

“Pse të mos e krijojë një parti, me njerëz që duan të punojnë sinqerisht për popullin”, ka thënë Tahiri.

“Unë vetëm dua t’i ndihmojë vendin tim, dhe herëdokur do të futem në histori, për politikë është fjala”, ka shtuar ai.

Komento: