Labi vjen me befasinë e radhës

20:29 | 21 Maj 2021

Labinot Tahiri dhe Burak Vehapi ditë më parë kanë konfirmuar se po vijnë me një duet, shkruan lajmi.net.

Me anë të postimeve të fundit, dy artistët kanë njoftuar se përfunduan xhirimet për këngën e re, e cila do të publikohet shumë shpejt.

Me anë të një postimi, Labi tregoi se tani është koha e duetit që publiku e kanë pritur, e cila do të lansohet javën e ardhshëm.

“Për xhanin kem pi shumë”, është titulli i kësaj kënge, e cila u realizua nga Valon Biba dhe Valdrini, ndërsa videoja u editua nga Eurolindi.

Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur këta dy artistë.

Komento: