Laboratori i drogës në Prishtinë, gjyakata i lë në paraburgim dy persona

19:34 | 23 Shtator 2024
laboratori-i-droges-ne-prishtine,-gjyakata-i-le-ne-paraburgim-dy-persona

Policia e Kosovës njoftoi të dielën për zbulimin e një laboratori të dyshuar për përpunimin e heroinës dhe kokainës, në Prishtinë. Lidhur me rastin u arrestuan dy persona, H.Xh., dhe K.G., të cilëve gjykata ua ka caktuar sot masën e paraburgimit prej një muaji.

Gjykata u caktoi paraburgimin H.Xh., dhe K.G., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike.

Njoftimi i plotë i gjykatës:

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit H.Xh dhe K.G, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit H.XH dhe K.G dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për secilin.

Gjykata vlerësoj se e caktimi i masës së paraburgimit është masë adekuate dhe e domosdoshme, sepse nëse të pandehurit lihen në liri, ekziston rreziku i ikjes së tyre, të njëjtit mund të shmangen nga procedura penale, duke pasur parasysh rrethanat dhe mënyrën se si është kryer vepra penale, gjegjësisht ka rrezik se mund të bëjnë asgjësimin, ndryshimin e provave në rastin konkret, si dhe mund të ndikojnë në dëshmitarë, andaj gjykata vlerëson se lënia në liri e të pandehurve mund të rrezikojë në masë të madhe zhvillimin e drejtë të procedurës penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Komento: