Laccazette në Barcelonë ?

19:51 | 12 Maj 2019

Mediat në javën e kaluar kanë sugjeruar se gjigantët e La Ligas, Barcelona janë të interesuar në nënshkrimin e sulmuesit francez të Arsenalit, Alexandre Lacazette.

Topçinjët nënshkruan Lacazette nga Lyon para fillimit të sezonit 2017/18, por, pas një sezoni vërtet të fortë për ekipin e Londrës së Veriut, ai mund të largohet, përcjell ORAinfo.

Tani, në fjalët e njoftuara nga Telefoot, Lacazette ka thënë se ai është i kënaqur nga interesi i Barcelonës por nuk ka komentuar më tej.

Lacazette ka qenë një shtyllë për Arsenalin këtë sezon dhe kimi i tij i lartë me sulmuesin gabonez Pierre-Emerick Aubameyang ka qenë shkëlqyes në muajt e fundit./ORAinfo/

Komento: