Lagjja e Spitalit mbetet pa ujë të pijshëm

13:57 | 05 Qershor 2021

Lagjja e Spitalit mbetet pa ujë të pijshëm përkohësisht.

Banorët e lagjes së Spitalit në Prishtinë kanë mbetur pa ujë të pijshëm përkohësisht.Kjo pasi ka pasur një rrjedhje të madhe të ujit në rrugën “Holger Petersen”.

“Banorët e lagjes së Spitalit, tash për tash janë pa ujë të pijshëm, për shkak të një rrjedhje të madhe të ujit në rrugën ” Holgen Petersen” në Prishtinë.

Ekipet e mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim. Furnizimi me ujë rikthehet pas përfundimit të sanimit” thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Komento: