Lagjja ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë pa rrymë, qytetarët dalin jashtë për të protestuar

21:11 | 20 Dhjetor 2020

Prishtinasit dalin jashtë e protestojnë.

Të shpeshta janë bërë reduktimet e energjisë elektrike anembanë vendit, sidomos në kryeqytet.

Në këto ditë të ftohta pa energji elektrike kanë mbetur shumë banorë të lagjes ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë.

Në një video të publikuar së fundi qytetarët shihet se kanë dalur jashtë dhe në formë proteste qëndrojnë aty duke kërkuar që ky problem të rregullohet.

Madje është kërkuar që KEDS-i t’i anulojë faturat e ti dëmshpërblejë banorët e lagjeve të cilat nuk kanë energji elektrike, anipse në temperature minus.

Duhet përkujtuar që pas orës 19:00 qytetarëve u ndalohet dalja, e që tashmë në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Komento: