Lajçak arrin në objektin e Qeverisë, nis takimi me Kurtin

10:02 | 13 October 2022

Përfaqësuesi i Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka arritur në objektin e Qeverisë, ku do të ketë takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Takimi Lajçak-Kurti tashmë ka nisur, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë për media.

Ky takim vjen pas një telefonate që të martën kryeministri Kurti mori nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Pjesë e kësaj bisede, Kurti tha se ishin marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë si dhe nevoja për intensifikimin e procesit të dialogut.

Blinken në po të njëjtën ditë ka telefonuar edhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të cilit ia ka bërë me dije se arritja e shpejtë e marrëveshjes me Kosovën është e domosdoshme.

Kryeministri Kurti javën e kaluar ka thënë se tani është më optimist sa i përket dialogut për marrëveshje me Serbinë, pasi është një qasje e re në agjendën e Brukselit.

“Jam optimist sa i përket dialogut në Bruksel sepse atje kemi krijuar qasjen e duhur dhe të drejtë, e kjo është kroniza e përgjithshme e marrëveshjes. Dialogu nuk duhet të shërbejë vetëm për menaxhim krizash dhe të bëhet dialog për dialog, por dialog për marrëveshje. Tani jemi futur në një fazë të re që nga 18 gushti i këtij viti, sepse tema e parë në zyren e z. Borell ishte korniza e përgjithshme e marrëveshjes, pra dialogim për marrëveshje dhe do të diskutojmë për këtë marrëveshje”, ka theksuar Kurti.

Komento: