Lajçak e kalon në këmbë “Urën e Ibrit”, niset për takimet e tjera

12:14 | 11 May 2023

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Prihtinë, është takuar me kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamzën.

Pas këtij takimi me Hamzën, ka kaluar në këmbë në urën e Ibrit, ku do të takohet me përfaqësues serbë të shoqërisë civile në “Shtëpinë e Bashkimit Evropian”, ndërtesë në hyrje të sheshit afër urës së Ibrit.

Gjersa ishte në Prishtinë, Lajçak është pyetur nga gazetarët për qëndrimin e Bashkimit Evropian mbi modelin kroat për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Emisari evropian ka thënë se BE-ja pranon atë që është në pajtim me vlerat dhe normat evropiane.

Ai ka thënë se kjo është theksuar që prej fillimit nga BE-ja dhe se janë të qartë në lidhje me këtë qëndrim.

“Për BE-në e pranueshme është ajo që është e bazuar në normat dhe vlerat e BE-së dhe që është në pajtim me modelet ekzistuese evropiane”, ka thënë Lajçak.

Komento: