Lajçak e lavdëron Escobarin: Bashkëpunimi i pashoq me SHBA-në përparon dialogun Kosovë-Serbi

00:01 | 18 Gusht 2022

Përfaqësuesi i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar të dërguarin special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajçak ka falënderuar Escobarin për mbështetjen e tij drejt normalizimit të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE’ja.

“Me kënaqësi prita sot në Bruksel kolegun dhe mikun tim të mirë, DAS Gabriel Escobar. Jam shumë mirënjohës mbështetjes së pashoq dhe bashkëpunimit tonë të jashtëzakonshëm në të bërit progres dialogun e ndërmjetësuar nga BE’ja për normalizim të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Lajçak në Twitter.

Komento: