Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak konfirmoi takimin e sotëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” ai ka thënë se me Vuçiqin diskutuan normalizimin e marrëdhënieve.
Veç kësaj, siç bën të ditur diplomati sllovak, në takimin dypalësh është diskutuar edhe për personat e zhdukur, çështjet e energjisë dhe kthimin e serbëve në institucione.
Më poshtë edhe njoftimi i plotë: