Lajçak flet me Vuçiqin për zgjidhje politike që ul tensionet dhe që lejon heqjen e barikadave

17:48 | 14 Dhjetor 2022

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se me të ka folur për një zgjidhje politike që do të ulte tensionet dhe do të largonte barrikadat në veri të Kosovës.

“Sot e vazhdova misionin në Beograd për t’u takuar me presidentin Aleksandar Vuçiq. Ne patëm një diskutim të hapur dhe të ndershëm për një zgjidhje politike që do të ulte tensionet dhe do të mundësonte heqjen e barrikadave. Ai e kupton seriozitetin e situatës”, tha Lajçak.

Pas vizitës në Kosovë, Lajçak dhe emisari amerikan Gabriel Escobar shkuan në Serbi.

Komento: