Lajçak flet pas përfundimit takimit Hoti – Vuçiq: Dialogu është kthyer në binarë

15:30 | 12 Korrik 2020

Përfundon takimi Hoti – Vuçiq, Lajçak: Dialogu është kthyer në binarë.

Ka përfunduar takimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë e konfirmoi i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, duke thënë se palët janë pajtuar edhe për agjendën e takimit të radhës të enjten që jen, raporton KOHA.

“Ne sapo përfunduam takimin virtual mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Hoti. Kam kënaqësinë të them se pas Samitit të Parisit dhe takimit të sotëm dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve mes Serbisë dhe Kosovës është kthyer në binarë pas 20 muajsh”, ka thënë Lajçak.

Ai më pas ka shtuar se, “si rezultat i takimi të sotëm jemi pajtuar për elementet kryesore të procesit”.

“Jemi pajtuar poashtu për agjendën e takimit të radhës i cili do të zhvillohet në Bruksel të enjten që vjen me pjesëmarrjen personale. Dua të falënderoj të dyja palët për angazhimin e tyre konstruktiv sot”, ka thënë Lajçak.

Komento: