Lajçak flet për dialogun me ministrin e Lituanisë

17:25 | 27 Qershor 2024
lajcak-flet-per-dialogun-me-ministrin-e-lituanise

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se është takuar me ministrin e Jashtëm të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis

“Diskutuam situatën aktuale politike në dialog dhe prioritetet në rolet tona përkatëse”, ka thënë Lajçak.

Lajçak dje ka marrë pjesë në takimet me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Komento: