Lajçak: Franca është mbështetëse e fortë e dialogut

00:08 | 22 November 2024
lajcak:-franca-eshte-mbeshtetese-e-forte-e-dialogut

Miroslav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, gjatë vizitës në Paris ka takuar ministrin për Evropë të Francës, Benjamin Haddad.

Ai u shpreh se Franca është mbështetëse e fortë e dialogut.

“Gjithmonë kënaqësi të jem në Paris dhe të takohem me ministrin e deleguar për Europë, Benjamin Haddad. Ne patëm një diskutim të mirë për dinamikën në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e progresit në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Faleminderit Francës për mbështetjen e fortë ndaj procesit”, ka shkruar ai.

Komento: