Para takimit Kosovë-Serbi, Lajçak i bën gati temat që do të diskutohen.
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pak para zhvillimit të takimeve me delegacionin e Kosovës dhe atë serb, e ka publikuar një fotografi në Twitter
Ai ka shkruar se është gati për diskutimet e sotme të shefave të delegacioneve, ndërsa tha se në këto takime do të flitet për çështje pronësore dhe financiare, raporton Gazeta Express.
“Duke u përgatitur për takimin e sotëm të Dialogut Beograd-Prishtinë me dy kryenegociatorët. Presim të vazhdojmë diskutimet tona mbi pretendimet financiare dhe pronën”, ka shkruar Lajçak
Takimi i sotëm Kosovë-Serbi zhvillohet gati tre muaj prej kur ky proces u ndal. Në nivel të shefave të delegacioneve për dialog, takimi i fundit ishte zhvilluar më 29 tetor në Bruksel kur palët kishin diskutuar për temat e njëjta.