Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak, ka ardhur sot në Prishtinë. Pas takimit me Kryeministrin Albin Kurti, ai tha se i kanë diskutuar dy tema. E para, negociatat, dhe e dyta, specifikisht për energjinë dhe targat.
Lajcak tha se vizita e tij e sotme në Prishtinë, është vazhdimësi e angazhimit për të cuar para dialogun Kosovë – Serbi, ta mi përfshirjen edhe të Gjermanisë, Francës dhe SHBA-së në dialogun Kosovë – Serbi.
“Vizita ime sot në Prishtinë është pjesë e komunikimit tonë të rregullt me Kryeministrin dhe Zëvendëskryeministrin e Parë, Bislimi. Kishim dy pika në agjendë. Pika e parë ishte të ecim përpara me normalizimin dhe të çojmë para negociatat, që po vazhdojnë edhe me intervenimin e Presidentit Macron dhe Kancelarit Scholz dhe thirrjen e Sekretarit Blinken. Diskutuam hapat e ardhshëm”, tha Lajcak para gazetarëve në Prishtinë, transmeton Express.
Ndërsa, sot me Kurtin thotë se foli edhe për çështjen e targave dhe për licencën e dhënë për Elektro Severin, për të cilën Lajcak druhet se mund të tërhiqet.
“Pika e dytë e agjendës ishte diskutimi për cështjet aktuale, vecanërisht për cështjen e energjisë dhe për cështjen e targave”, tha Lajcak.
“Për energjinë, ne jemi duke u konsultuar, sepse ka rrezik që licenca për Electro Sever mund të tërhiqet dhe ne nuk duam që kjo të ndodhë. Prandaj, i kam ftuar të gjithë akterët të hënën në Bruksel”.