Lajçak mbërrin në qeveri, i shkon në takim Kurtit
Emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka arritur në ndërtesën e qeverisë për tu takuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Takimi tashmë ka nisur, ndërsa nuk bëhet e ditur tema që do të diskutohet, njofton Klankosova.tv.
Kjo është hera e dytë që brenda 10 ditëve Lajçaku po zhvillon takime me kreun e qeverisë, Albin Kurti.