Lajçak me O’Brien në Davos: Është e rëndësishme të diskutohet për Ballkanin që në fillim të vitit

10:34 | 16 Janar 2024
lajcak-me-o’brien-ne-davos:-eshte-e-rendesishme-te-diskutohet-per-ballkanin-qe-ne-fillim-te-vitit

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është takuar sot në margjinat e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Davos, me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe me atë rast theksoi se është e rëndësishme që në fillim të vitit të diskutohet menjëherë për Ballkanin, transmeton FrontOnline.

“Unë e fillova javën time në Davos me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. Është e rëndësishme që të kemi këtë bisedë për Ballkanin që në fillim të vitit. Ne duam të shohim rajonin të ecë përpara. Është mirë të konfirmojmë edhe një herë se jemi plotësisht në të njëjtën anë”, tha Lajçak në një postim në platformën X./FrontOnline/

Komento: