Lajçak: Me Vuçiqin diskutuam  për deeskalim e situatës në veri të Kosovës

15:36 | 30 Gusht 2023
lajcak:-me-vuciqin-diskutuam- per-deeskalim-e-situates-ne-veri-te-kosoves

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se sot ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për përpjekjet për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës.

Lajçak ka shkruar në rrjetin social X se në takimin e sotëm në Beograd ka diskutuar me Vuçiqin për takimin e radhës të nivelit të lartë dhe zbatimin e marrëveshjes në kuadër të dialogut.

“Sot në Beograd kam pasur diskutime thelbësore me presidentin Aleksandar Vuçiq për takimin e radhës të nivelit të lartë në shtator, përpjekjet për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve nga dialogu. ”, ka shkruar Lajçak./FrontOnline/

Komento: