Lajçak: Mesazhet e Procesit të Berlinit të qarta, integrim i Ballkanit Perëndimor në BE

17:08 | 14 October 2024
lajcak:-mesazhet-e-procesit-te-berlinit-te-qarta,-integrim-i-ballkanit-perendimor-ne-be

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, me ftesë të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz.

Lajçak ka shkruar se mesazhet e Samitit ishin të qarta, e që është koha për ta bërë realitet integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

‘Në 10-vjetorin e tij, mesazhet ishin shumë të qarta: është arritur shumë për njerëzit e rajonit, por ka ardhur koha për ta bërë realitet integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.

 

Komento: