Lajçak në Dubrovnik, takon kryeministrin kroat, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

14:47 | 29 Qershor 2024
lajcak-ne-dubrovnik,-takon-kryeministrin-kroat,-diskutojne-per-dialogun-kosove-serbi

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka njoftuar për një takim me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, në kuadër të Forumit të Dubrovnikut.

Ai tha se me të ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Front Online.

“Gjatë Forumit të Dubrovnikut në takim me Miroslav Lajçak. Diskutuam situatën politike në Europën Juglindore dhe procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Komento: