Lajçak në Forumin BE-ja takon Ballkanin: Fola për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

19:03 | 08 Prill 2024
lajcak-ne-forumin-be-ja-takon-ballkanin:-fola-per-dialogun-per-normalizimin-e-marredhenieve-ndermjet-kosoves-dhe-serbise

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka marrë pjesë në Forumin BE-ja takon Ballkanin Perëndimor në Sofje të Bullgarisë.

Ai, me anë të një postimi në platformën X, ka theksuar se ka folur për dialogun në një bashkëbisedim me moderatoren Nafisa Latic.

“Unë fola për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për rajonin më të gjerë dhe për momentin për zgjerimin e Bashkimit Evropian”, ka thënë Lajçak.

Komento: