Lajçak në Paris takon Ministrin për Evropë, thotë se Franca është mbështetëse e fortë e dialogut

21:38 | 21 November 2024
lajcak-ne-paris-takon-ministrin-per-evrope,-thote-se-franca-eshte-mbeshtetese-e-forte-e-dialogut

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës në Paris ka takuar ministrin e Deleguar për Evropë, Benjamin Haddad, me të cilin tha se patën diskutim të mirë për dinamikën në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e progresit në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Lajçak shprehet se Franca është mbështetëse e fortë e dialogut.

Në postimin që ka bërë në rrjetin “X”, Lajçak shkruan:

“Gjithmonë kënaqësi të jem në Paris dhe të takohem me ministrin e deleguar për Europë, Benjamin Haddad. Ne patëm një diskutim të mirë për dinamikën në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e progresit në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Faleminderit Francës për mbështetjen e fortë ndaj procesit”, shkruan ai.

Komento: