Lajçak në Vjenë, diskutime për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

00:01 | 25 Prill 2023

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka marrë pjesë në një diskutim me panelistë në Vjenë, ku është diskutuar edhe procesi i normalizimit të mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se pas normalizimit do të bëhet zgjerimi i Bashkimit Evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kështu ka bërë të ditur ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

“Shkëmbim i mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, hapat e ardhshëm dhe rolin e zgjerimit të Bashkimit Evropian sonte në Vjenë. Falënderoj për organizimin dhe bashkë-panelistët e mi Wolfgang Petritsch dhe Stephanie Fenkart për diskutimin”, ka shkruar Lajçak.

Komento: