Lajçak pas takimit me Kurtin: Ka normalizim, ose konflikt

09:55 | 11 Maj 2023

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit gati dy orësh që kishte me kryeministrin Albin Kurti në Qeveri.

Lajçak ka thënë se kishte diskutime intensive dhe të rëndësishme me kryeministrin Kurti për hapat tutje në rrugën drejt nomralizimit.

Ai po asht ka bërë të ditur se të hënën në Bruksel do të ketë një takim në nivel kryenegociatorësh.

“Isha në Prishtinë sot për të diskutuar me kryeministrin Kurti dhe zëvendësin Bisilimi për rrugën përpara normalizimit pas takimit të 2 majit. Është e rëndësishme se kemi kuptim të plotë për hapat dhe diskutime të rëndësishme për të gjitha aspektet. Do të kem diskutimet e njëjta nesër në Beograd dhe të hënën në Bruksel do të takohem me kryengociatorët nga të dy vendet. Ne kemi marrëveshjen, kemi ankesin dhe duhet të ide të qarta për hapat në vijim. Kishim diskutime intensive dhe shumë të rëndësishme me kryeministrin Kurti”, u shpreh Lajaçk.

I pyetur se a mund të vijë deri te tensionimi i situatës në veri, pas betimit të kryetarëve shqiptarë në katër komunat atje, Lajçak tha se janë dy rrugë përpara: normalizim ose konfrontim, dhe se kjo e fundit nuk është në interes të askujt.

“Mund të kemi normalizim ose konfrontim dhe ne duam të përkushtohemi plotësisht në normalizim. Tensionet nuk janë në interes të askujt”, u shpreh Lajçak.

Ai ka bërë të ditur se ditën e sotme do të qëndrojë edhe në Mitrovicë ku do të takohet edhe me kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza.

“Po shkoj në veri, por me mua është me rëndësi të bisedoj edhe me kryetarin e Mitrovicës së Jugut dhe të dëgjoj edhe perspektivën e tij për situatën”, u shpreh Lajçak.

Lajçak foli edhe për modelet e Asociacionit, teksa tha se BE e ka bërë të qartë se për ta është i pranueshëm çdo model që që bazohet në vlerat dhe parimet evropiane dhe me modelet evropiane.

“Për BE-në, çfarë është e pranueshme, është çdo gjë që bazohet në vlerat dhe parimet evropiane dhe me modelet evropiane. E kemi thënë këtë qysh në fillim”, u shpreh Lajçak.

Komento: