Lajçak për takimin ku ishte edhe Osmani: Iu përgjigjem pyetjeve dhe shqetësimeve të liderëve

12:27 | 20 Shtator 2023
lajcak-per-takimin-ku-ishte-edhe-osmani:-iu-pergjigjem-pyetjeve-dhe-shqetesimeve-te-lidereve

Emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, ka shkruar për takimin që kanë pasur në Nju Jork me krerët e shteteve të  Ballkanit Perëndimor.

Lajcak ka thënë se kanë pasur diskutime interesante dhe se kanë biseduar në detaje për procesin e zgjerimit dhe se u janë përgjigjur të gjitha pyetjeve legjitime dhe shqetësimeve që krerët e gjashtë shteteve kanë pasur.

“ Diskutim interesant dreke i organizuar nga Josep Borell me gjashtë Presidentët e Ballkanit Perëndimor në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ne folëm në detaje për zgjerimin dhe iu përgjigjëm pyetjeve dhe shqetësimeve legjitime që kishin liderët”, ka shkruar Lajcak./Front Online

 

 

Adve

Komento: