Lajçak për vizat: Kosova tani ka një datë, ajo do të vijë së shpejti

23:28 | 01 December 2022

Teksa ka folur për vendimin e ambasadorëvë të shteteve anëtare të BE-së, të cilët të mërkurën i dhanë dritën jeshile liberalizimit të vizave për kosovarët, i dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak tha se nuk pret që procesi i vizave të kushtëzohet nga progresi në dialog dhe se i njëjti pritet të përfundojë së shpejti.

Lajçak përsëriti se Kosova tashmë i ka plotësuar kriteret për liberalizim, dhe se kjo datë do të vijë së shpejti.

“Liberalizimi i vizave nuk është i lidhur me dialogun, ka qenë gjithmonë një proces i veçantë. Unë kam qenë gjithmonë pro dhënies së statusit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe jam shumë i lumtur për vendimin e djeshëm. Mbetet ende një vendim zyrtar për t’u marrë në nivel politik. Por me të vërtetë shpresoj dhe pres që kjo të jetë thjesht një formalitet. Por ajo që është shumë e rëndësishme është se Kosova tani ka një datë. Dhe kjo datë do të vijë së shpejti. Me të vërtetë mendoj se është një lajm i madh. Unë do të jem i pari që do të ngre zërin kundër kësaj sepse siç thashë, janë dy procese të ndara dhe Kosova i ka plotësuar kushtet për të lëvizur lirshëm pa viza dhe për këtë arsye unë do ta konsideroja këtë konfigurim kundërproduktive dhe sigurisht që nuk e mbështes”, tha i dërguari special i BE-së për Politiko në Kanal10.

Komento: