Lajçak sot në Prishtinë, takim me Osmanin, Kurtin e Bislimin

14:27 | 18 Qershor 2024
lajcak-sot-ne-prishtine,-takim-me-osmanin,-kurtin-e-bislimin

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, sot do të presë në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit takimi fillon nga ora 18:00 në Qeveri.

Në vizitën e tij sot në Kosovë, Lajçak do të takohet edhe me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.

Komento: